Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit socialist, Alfred Peza, në lidhje me pasurinë e tij. Peza pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me çështjen në ngarkim të tij.
Edhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli, është paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e saj.
Gjithashtu, kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, ka kërkuar takim me Prokurorin e Përgjithshëm për rezultatet e hetimit administrativ. Peza vendoset në hetim nën dyshimet për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh.
Hetimi nisi pas raportimit në media se bashkëshortja e deputetit socialist ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 1 miliard lekë. Vetë Peza ka thënë se ato janë para nga kursimet prej disa vitesh.



