Koreja e Veriut dënon divorcin, çiftet që vendosin të ndahen do të dënohen deri në 6 muaj

Koreja e Veriut dënon divorcin, çiftet që vendosin të ndahen do të dënohen deri në 6 muaj

Çiftet që nuk tërhiqen nga divorci në Korenë e Veriut do të dërgohen në kampe pune për një periudhë gjashtë mujore si ndëshkim për vendimin e tyre. Kjo pasi ky akt tanimë është i dënueshëm për të dy partnerët veçanërisht për gratë.

Këto masa të autoriteteve korano-veriore vijnë pas rritjes së numrit të divorceve që pasoi periudha e pandemisë Kovid 19.

Besohet se shmangia e dënimit me burg për këto çifte siç edhe u lakua më herët dhe dërgimi i tyre në kampet e punës do të behet për dy arsye së pari për të mos dekurajuar martesën dhe nga ana tjetër për të mos ndikuar tek ulja e numrit të lindjeve që në Korenë e Veriut është reduktuar ndjeshëm në 1.78 fëmijë për grua.

Përpara këtij vendimi dërgohej në kampin e punës vetëm partneri që bënte kërkesën për divorc që përgjithësisht ishte bashkëshorti ndërsa tani do të dërgohen të dy partnerët.

Por sipas disa grave që kanë përfunduar tre muaj në kampet e punës janë këto të fundit të cilat përbëjnë numrin më të lartë krahasuar me burrat, duke ngritur në këtë mënyrë edhe pretendimet për një trajtim të pabarabartë.

Edhe pse autoritetet ndërkombëtare e kanë të pamundur aksesimin e statistikave të  divorcit në Korenë e Veriut besohet se është rritur ndjeshëm numri veçanërisht pas pandemisë së Kovid 19 e cila u shoqërua edhe nga një sërë problemesh ekonomike.

Divorci më herët ishte i ndaluar në Korenë e Veriut dhe nuk realizohej pa pëlqimin e të dyjave palëve. Ky akt po ashtu cilësohej si një zgjedhje jo normale teksa çiftet e divorcuara shiheshin si një problem social për vendin.

Për frenimin e divorcit autoritetet korano veriore kanë provuar një sërë metodash që nga turpërimet në publik të çifteve të divorcuara e deri tek fushatat e sensibilizimit për pasojat që sjellë shkatërrimi i familjes së krijuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy