Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka tha në “Mcn Informacion” se krimi në universitete është i prekshëm dhe rasti në UBT nuk është i izoluar.
Muka vuri në dukje se skema e shpërdorimit të detyrës në UBT është e ngjashme me atë të inceneratorit.
Muka theksoi se rektori i UBT-së dhe ministrja e Arsimit Manastirliu duhet të kishin dhënë dorëhrqjen.
“Ndërhyrja e sistemit të drejtësisë në universitete është një lajm shumë pozitiv për të ardhmen e universiteteve. Krimi në universitete është i prekshëm nga elementët bazikë, si laboratorët, fermat, për të cilat jepet fonde por nuk ekziston asgjë. Profesioriati s’është aty për të dhënë dije, por është aty për të vjedhur pronën publike. Është një nga situatat paradoksale. Uroj të mos dalet te këto 24 emra. Uroj që të vazhdojë në të gjitha universitetet, pasi nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar.
Bëhet fjalë për shpërdorim të fondeve të kërkimit shkencor dhe inovacionit. 270 mijë euro kishin shkuar për shpenzime në letër, pasi laboratorë dhe fermë sipas parametrave të projektit nuk gjendet. Është si historia e inceneratorit. Është skandaloze kur kjo ka ndodhur në universitet, ku morali i drejtësisë mbizotëron mbi gjithçka. Ishte e trishtë sot të shikoje rektorin e UBT, që të shkonte dhe të jepte llogari në grupin parlamentar të një partie.
Nëse do kishte një gjë të drejtë sot do ishte dorëheqja e rektorit dhe ministres së Arsimit. Ky skandal ka më shumë se tre vite. Kemi të bëjmë me një klasë politike që në vend të ftojë shekenctarin, ftojnë hajdutin, për të dhënë llogaridhënie. Na ktheu në kohën e komunizmit ku të gjithë japin llogari para partisë dhe kryetarit të partisë, kjo është e tmerrshme! Kemi të përfshirë gjithë kupolën e MAS-it. Fondet i ka dhënë Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. A i ka parë dokumentacionet ku ka shkuar paraja?!”.
Muka tha se nuk do habitej që rektori aktual i UBT-së të jetë i lidhur me historinë e inceneratorëve.
"Po shikoja fakte, nuk e di sa të vërteta janë, por nuk do habitesha që rektori aktual i UBT është i lidhur edhe me historinë e inceneratorëve.
Ka kaluar para në kompanitë që menaxhon vetë! Ka shumë fakte skandaloze në këtë situatë. Në ditët dhe në javët në vazhdim do dëgjojmë çudira të tjera".



