Kokainë, kanabis, armë dhe radio marrëse, arrestohen dy persona në Mirditë

Kokainë, kanabis, armë dhe radio marrëse, arrestohen dy persona në Mirditë

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë e kanabis, armë gjahu, radio marrëse-dhënëse, armë të ftohta si dhe vlera monetare të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndëve narkotike, duke bërë që dy persona të vihen në pranga në Mirditë.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, në bashkëpunim edhe me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Lezhë, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ll. 49 vjeç dhe A. D. 22 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis në doza.

Gjatë kontrollit të ushtruar 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis sativa, armë të ftohta dy thika, 1 radio marrëse-dhënëse, 1 armë gjahu, një sasi vlerë monetare në euro dhe lekë, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndës narkotike, si dhe automjete e aparatë celularë.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 22-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë puna intensive hetimore operacionale për goditjen e rasteve të tjera dhe identifikimin e arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy