
Në aeroportin e Rinasit janë ndaluar mbrëmë dy shtetas iranianë.
Ata janë një burrë dhe një grua të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, Afshin Kalantarit dhe Soltani Batool, të cilëve u është refuzuar hyrja.
Përpos kësaj, atyre u është kërkuar nga autoritetet kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani.
Por kjo kërkesë është refuzuar. Ata janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u deportuar më pas në Gjermani.
Batool Soltani dhe Afshin Kalantari erdhën disa ditë më parë nga Gjermania me ftesë të një shoqate iraniane me emrin ASILA, përreth së cilës mblidhen kryesisht iranianë që dezertojnë nga MEK, që ndodhet në Manëz. Autoritetet shqiptare kanë kryer deportimin me pretendimin se janë një kërcënim serioz për vendin 72 orë pas mbërritjes në Rinas, ndërsa e njëjta përgjigje u është dhënë edhe autoriteteve gjermane, nga ku janë kthyer.
Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë pas anulimit të samitit vjetor të anëtarëve të MEK, për arsye sigurie, pas kërcënimeve për një sulm terrorist të mundshëm. Anëtarët e MEK pranuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për të shtyrë për një moment të dytë samitin.



