Gjyqi për policin që vrau George Floyd: Publikohet videoja e re nga momenti tragjik, dëshmitari nuk pushon lotët (VIDEO)

Gjyqi për policin që vrau George Floyd: Publikohet videoja e re nga momenti tragjik, dëshmitari nuk pushon lotët (VIDEO)

Vrasja e George Floyd është kthyer sërish në vëmendje në Amerikë, pas nisjes së gjyqit të mërkurën për ish-oficerin e policisë së Minneapolis, Derek Chauvin. Pjesë e gjyqit ishte edhe dëshmitari Charles McMillian, i cili nisi të qante ndërsa u publikua për herë të parë një tjetër video duke shfaqej George Floyd duke thënë se nuk mund të merrte frymë dhe thërriste nënën e tij të vdekur.

“Mami! Mami! Mami”, thirri Floyd në video.

Ndërsa dëshmitari thoshte: "Oh Zoti im. Nuk mund ta besoj këtë”. McMillian uli kokën dhe goditi tryezën me grusht nga ankthi, ndërsa fshinte lotët.

"Ndihem i pafuqishëm", tha McMillian, duke shpjeguar reagimin e tij për të rijetuar momentet e fundit që Floyd do të ishte gjallë. "Unë e kuptoj atë."

61-vjeçari dëshmoi se vëzhgoi arrestimin e Floyd më 25 maj 2020 dhe se e inkurajoi Floyd që të respektonte policinë, duke thënë vazhdimisht, "Nuk mund të fitosh". Ndërsa Chauvin u gjunjëzua në qafën e Floyd dhe viktima thirriste për ndihmë, McMillian mund të dëgjohej në video duke i thënë policit "t’i hiqte gjurin nga qafa".

Tetë minuta pasi efektivi i hoqi gjurin nga qafa, moment kur Floyd nuk merrte më frymë, McMillian i tha shkur Chauvin: "Ajo që pashë ishte e gabuar".

Dita e tretë e gjyqit të Chauvin paraqiti dëshmi nga disa kalimtarë të rastit të cilët ndërvepruan me Floyd, si dhe fragmente grafike të pamjeve të kamerave të vendosura te uniforma e policit që tregojnë arrestimin dhe momentet e fundit.

Efektivi Chauvin, 45 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë pa paramendim.

Referuar: Washington Post dhe CNN

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy