Sipas një raporti të Bankës Botërore, Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Evropë, dhe për një mbrojtje sa më efektive kërkohen 6 miliardë dollarë investime gjatë dekadës së ardhshme.
Lidhur me këtë fakt, Lulzim Bauman, ekspert mjedisi, për “MCN informacion”, numëron shkaqet që çojnë në katastrofat natyrore, gjithnjë e me të shpeshta në Shqipëri.
Konkretisht katastrofat natyrore bëhet fjalë për shumë që ne po i ndjejmë vazhdimisht këtë vit.
Një nga ato që ndjehet është vapa e tmerrshme që është gjatë verës, të paktën 3-4 vitet e fundit vapa edhe në fshat është bërë e papërballueshme, ndërkohë më parë ishte një temperaturë që shkonte deri në 35 °C, por këtë vit ishte rekordi i verës më të ngrohtë, pra, vapa një ndër katastrofat, një ndër problemet.
Ndër problemet tjera që nuk duhet harruar ishte tërmeti, që ishte më i madhi i 30 viteve te fundit. Pastaj përmbytjet e shumta që bazuar edhe në raportin e BB dhe asaj që shohim përditë që po vijë dhe po bëhen më të shpeshta. Pastaj kemi katastrofa tjera në bujqësi dhe në energji.
Në bujqësi psh, kemi disa shembuj konkret, të cilët për arsye të ndotjeve dhe ndryshimeve klimaterike, këto vit në fshatin ku jetoj, mandarinat dhe protokollet kanë pasur krimba.
Kurrë nuk ka ndodhur kjo më parë. Kjo ka ndodhur se i gjithë cikli natyror po ndryshon dhe temperaturat por rriten dhe ato krimba që do duhej të kishin ngordhur më parë nga ftohja dhe nga dimri më i ashpër, sot ato po shkaterrojnë agrumet.
Bauman përmend si ndër faktorët më me ndikim në katastrofat natyrore, atë të prodhimit të energjisë elektrike që për shkak të ndryshimeve klimatike, varësia nga uji, e bën prodhimin e energjisë të paqëndrueshme.
Dhe së fundi do përmendim energjinë, ne e dimë që varemi kryesisht nga uji, here herë krenohemi se kemi energji të pastër, por në varësi nga uji duke patur ndryshime dhe ndikime klimaterike e bën që prodhimi i energjisë të jetë i paqëndrueshëm në Shqipëri, që i bie që së fundi 30% të varemi nga importi dhe automatikisht e kemi energjinë edhe më të shtrenjtë.
Nisur nga ky fakt, eksperti i mjedisit, thotë se Shqipëria e ka të domosdoshëm nevojën për diversifikim të energjisë elektrike.
Duke parë këtë fakt, Shqipëria ka nevojë për diversifikim të energjisë, për shumë miliona euro për të bërë energjisë të qëndrueshme dhe pro mjedisore por edhe të pavarur nga ndryshimet klimaterike.
Njëkohësisht kemi nevojë për infrastrukturë për katastrofat mjedisore, siç janë digat apo katastrofat e përmbytjeve të shumta, si diga apo rrjete të shumta të kanalizimeve.
Duhet pasur parasysh dhe kujdes për ndërtimet që po bëhen se aq më shumë që po bëhen, aq më shumë po e reduktojnë aftësinë e tokës, që automikisht bën të kemi më shumë përmbytje.



