
Në Vatikan ka nisur punimet samiti me temë “Mbrojtja e minorenëve në kisha”. Takimi 3-ditor do të mbahet në sallën e re të Sinodit dhe do të drejtohet nga vetë Papa Françesku. Që në nisje të takimit, duke iu referuar ngacmimeve seksuale të të miturve nga priftërinjtë, Ati i Shenjtë bëri thirrje që “kjo e keqe të shndërrohet në një mundësi për ndërgjegjësim dhe pastrim”.
“Shenjtorja Mari, na ndriço për të mundur të kurojmë plagët e rënda që skandali i pedofilisë ka shkaktuar si te të vegjlit, edhe te besimtarët në tërësi”, e nisi fjalën e tij Papa, duke shtuar se “duhet dëgjuar britma e të vegjëlve që kërkojnë drejtësi”.
Papa u ka kërkuar peshkopëve masa dhe vendime konkrete në lidhje me skandalin e pedofilisë.
“I gjendur përballë plagës së abuzimit seksual të kryer nga klerikët ndaj të miturve, kam menduar të konsultohem me ju, patriarkët, kardinalët, kryepeshkopët, peshkopët, eprorët dhe udhëheqësit fetarë, në mënyrë që të gjithë së bashku të dëgjojmë Frymën e Shenjtë dhe nën drejtimin e Perëndisë të dëgjojmë britmat e të vegjëlve që kërkojnë drejtësi", tha Papa.
"Mbi këtë takim tonin rëndon pesha e përgjegjësisë baritore dhe kishtare që na detyron për të diskutuar, në mënyrë të sinqertë dhe në thellësi, se si të përballemi me këtë të keqe që godet Kishën dhe njerëzimin", vazhdoi ai.
"Populli i shenjtë e Perëndisë na shikon dhe pret nga ne jo vetëm dënime të thjeshta e të reduktuara, por masa konkrete dhe efektive. Në këtë mënyrë nisim këtë udhëtim të armatosur me besim dhe kurajë. Si një ndihmëoi ai -., Më lejoni të ndaj me ju disa kritere të rëndësishme, e formuluar nga komisionet e ndryshme dhe Konferencave Ipeshkvnore Ato janë disa udhëzime për të ndihmuar reflektimin tonë që ju janë dorëzuar Ata janë vetëm një pikënisje.."
Në samit marrin pjesë krerët e Konferencave Ipeshkvnore të Kishës Katolike, udhëheqësit e Kishave katolike të Lindjes, përfaqësues të Unionit të eprorëve të Përgjithshëm dhe Unionit Ndërkombëtar të eprorëve të Përgjithshëm dhe anëtarët e Këshillit të Kardinalëve.



