Zbulimi: Ilaçi i astmës frenon kancerin e prostatës

Zbulimi: Ilaçi i astmës frenon kancerin e prostatës

Studiuesit britanikë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, që mund të ngadalësojë apo edhe të ndalojë përhapjen në kocka të kancerit të prostatës. Sëmundja e rëndë që prek burrat konsiderohet e pashërueshme kur fillon të përhapet në palcën e kockave.

Studiuesit e York University zbuluan mekanizmin e kësaj përhapjeje. Sipas tyre, një proteinë në palcën kockore mund të të shërbejë si “magnet” për qelizat kancerogjene në gjak. Por për këtë, ata gjetën një ilaç. AS1517499 është medikamenti i testuar më parë për trajtimin e astmës alergjike. Ai duket se ndalon rritjen dhe përhapjen e tumorit pasi është shfaqur në kockë.

Pritet që ky medikament të testohet te të sëmurët me kancer të prostatës në stad të avancuar.

Kanceri i prostatës është një nga sëmundjet më të shpeshta te meshkujt mbi 50 vjeç. Pasi përhapet në organet e tjera, 70% e të prekurve vdesin brenda 5 vitesh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy