Politikë me karikaturat e profetit? (VIDEO)

Politikë me karikaturat e profetit? (VIDEO)

Konsiderohet si provokim, abuzim i fjalës së lirë, dhe tejkalim i misionit të artit, publikimi i karikaturave të profetit Muhamed në revistën franceze “Charie Hebdo”, në një këndvështrim të përgjithshëm në vendin tonë. 

Për artistë dhe përfaqësues të Forumit Mysliman të Shqipërisë, fakti që karikaturat e profetit u pasuan me ato të presidentit turk Taip Erdogan, është një tregues më shumë i qëllimeve politike që fshihen pas saj.

“Ishte një provokim. Në një farë mënyre, arti ka mision provokativ, zgjues, nuk është vetëm argëtues, por ka disa parime. Unë e kuptoj artin kur ai i përmirëson marrëdhëniet njerëzore. Në momentin që i shton këto probleme është shumë larg misionit të tij. Më vjen keq që përdoret për misione të tilla që nuk janë artistike por mund të jenë politike, ekonomike, shoviniste”, thotë Armando Bora, regjisor.

“Nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë me myslimanët por ka të bëjë me interesa të tjera, të cilat janë përplasje midis Francës dhe Turqisë që u reflektuan dhe me karikaturat e fundit të presidentit Erdogan”, thotë Roald Hysa, përfaqësues i Forumit Mysliman.

Ndërsa presidenti Emanuel Makron doli në mbrojtje të publikimit të këtyre karikaturave dhe në mediat franceze po flitet për një reformim të fesë islame, duket se tek ne çështja shihet ndryshe.

 “Makroni ëshët Presidenti i Francës, mund të reformojë Francën, por Islami nuk reformohet nga Makroni. Një njeri që nuk ka lidhje fare me islamin nuk mund ta reformojë”, thotë Hysa.

Në mediat ndërkombëtare nuk mungojnë as krahasimet, me reagimet e ndryshme që ka pasur nga komunitetet fetare të tjera, në rast të publikimit të karikaturave të ngjashme.

“Komuniteti Mysliman është ndier po aq shumë i ofenduar kur është ofenduar figura e Jezusit”, shprehet Bora.

Pas sulmeve ndaj “Charlie Hebdo”, stafi i saj, sipas mediave franceze punon në një bunker të izoluar.

Sipas Hysës, “ata duan të punojnë në bunker, e dinë vetë, por ama liria e fjalës ka konseguenca, nuk mund të ofendosh 2 miliardë njerëz dhe të mos presësh që 1 nga këta të reagojë. Siç ndodhi. Ne nuk jemi dakord me atë lloj veprimi që bëri ai çeçeni”.

Sa i përket “dorës” që fshihet pas këtyre karikaturave, njëra prej të cilave mban firmën e “Cabu”, dizenjatorit të vrarë në 2015-n, karikaturisti i ri, Endri Beqo thotë: “Është teknikë e thjeshtë, shumë e shpejtë dhe shumë e zbehtë, por është diçka që janë detaje shumë ofenduese”.

Përfaqësuesi i Forumit Mysliman, gjatë fjalës së tij tha, se etiketimi që i vihet komunitetit mysliman si ekstremist, është i gabuar, sepse edhe në këtë situatë tek ne reflektohet harmonia fetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy