SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, Balla: Para drejtësisë kushdo, pa dallim

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, Balla: Para drejtësisë kushdo, pa dallim

Taulant balla ka shprehur keqardhjen për kërkesën për të arrestuar Alqi Bllakon. Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS tha se nuk e gëzon ky lajm për kolegun, por nga ana tjetër theksoi ai reforma në drejtësi po jep efektet e saj.

Balla kujtoi se Partia Socialiste ka vija të kuqe dhe nuk do të bëhet mburojë për asnjë përfaqësues të saj që ka probleme me ligjin.

Nuk jam i gëzuar për askënd. Në aspektin njerëzor të të qenurit koleg në Kuvend nga cilido krah qoftë personi. Në aspektin njerëzor nuk jam i gëzuar. Por forca udhëheqëse e PS për të çuar përpara reformën në drejtësi ka pasur një objektiv të vet që drejtësia të funksionojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Brenda PS, ka vendosur një vijë të kuqe me këdo sapo ndaj një përfaqësuesi, drejtësia kërkon ose vendos një masë për hetime natyrshëm që vija e kuqe është se PS nuk është mburojë për askënd. Kjo do të jetë një vijë e kuqe për këdo. Do punojmë në këtë drejtim për të thelluar efektet e reformës në drejtësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy