Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit përfundon në gjyq, këtë herë për…

Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit përfundon në gjyq, këtë herë për…

Ai njihet për një nga dëshmitë kryesore në vrasjen e ish­deputetit demokrat Azem Hajdari.

Por Petrit Çakrri, tani do të përballet sërish me drejtësinë, pas disa preçedentëve të mëparshëm, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me armë me policinë.

Tani ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ne Gjykaten e Tiranes, ka nisur shqyrtimi i dosjes, ku Çakrri akuzohet se i ka marrë një biznesmeni nga Vora shumën e 44 milionë lekëve të vjetra.

Ka qenë biznesmeni i mashtruar i cili ka kallezuar Çakrrin, duke treguar edhe se si e kishte futur ne kurth ky i fundit.

Mesohet se Çakrri i ishte prezantuar si biznesmen gjithashtu dhe i kishte premtuar qytetarit nga Vora se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira se tregu dhe për këtë i duheshin 4.4 milionë lekë të reja.

Por që nga momenti qe dha parate, biznesmenti humbi kontaktet me Petrit Çakrrin. Ky i fundit, rrezikon dënim me mbi 7 vite burg, ne baze te vepres penale regjistruar nga prokuroria. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy