
Banorët e fshatrave të Himarës, Vlorë dhe Selenicë, kundërshtojnë projektin e ujësjellësit që do të furnizojë me ujë zonën bregdetare të jugut. Shkak është bërë marrja e ujit nga zona e mbrojtur në lumin Shushicë, rrjedhë e cila furnizon lumin Vjosë. Banorë e aktivistë shprehen se ky projekt dëmton zonën, ku si pasojë rrezikohet tharja e rrjedhës.



