Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi njoftoi emrin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Pas shkarkimit të Gledis Nanos, Muhamet Rrumbullaku do të jetë në krye të Policisë së Shtetin në Shqipëri.

Sot këshilli i ministrave të Policisë së Shtetit që ka mbajtur shumë detyra, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar edhe në pozicionin që ka mbajtur, është drejtori që reformoi agjencinë dhe rezultatet e Reformës po ndihen. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshës së re të IKMT-së

Muhamet Rrumbullaku, edhe më parë ka mbajtur pozicione drejtuese në policinë e shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy