Turizmi, Sota: Duhet të ketë oksigjenim të plazheve të lira (VIDEO)

Turizmi, Sota: Duhet të ketë oksigjenim të plazheve të lira (VIDEO)

Ervin Sota, ekspert turizmi, thotë se për të pasur një ofertë turistike dinjitoze, janë disa elementët që duhen përmirësuar. Një prej tyre sipas Sotës është distanca në plazhe.

Ne kemi qenë partizanë që distanca nga bregu i detit duhet respektuar. Duhet distancë ku të respektohet hapësira e tjetrit. Duhet të ketë oksigjenim të plazheve të lira. Duhet të ketë lirshmëri siç është në Greqi. Duhet të jemi socialë me turizmin nëse duam të garojmë me dy shtete që janë shumë lart sa i përket turizmit.

Po ashtu, sipas Sotës, shërbimi i rojave të plazhit duhet të garantohet nga bashkitë.

Autoritet duhet të ketë gjithmonë. Rregullat duhen, përvoja na ka treguar se ne kemi ndoshta më shumë nevojë. Shërbimi i rojeve të plazhit duhet të ofrohet nga vetë bashkia. Vitet e fundit ka pasur problematikë sa i përket gjetjes së tyre.

Rojet e plazhit do të ishte shërbim i mirëpritur nga ana e biznesit nëse bëhet nga vetë bashkitë kundrejt pagesës.

Në lidhje me propozimin për ndarjen e vendit në 6 rajone turistike, Sota tha:

Është një përvojë e re, nuk do të ndikojë në nivele ekstreme. Sa më i fokusuar të jetë ky lloj shërbimi, aq më mirë do të jetë. Bregdeti jonian ka marrë një profilizim të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy