
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Migena Laskën, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Të martën gjatë seancës dëgjimore, Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtaren Migena Laska për kriterin e figurës dhe profesionalizmit, ndërkohë që ajo u pyet për shitjen e një apartamenti dhe kursimet cash për një vit të deklarimit.
Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga Komisioni gjyqtarja rezultoi me balancë negative në shumën totale 327 mijë lekë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi relatore, Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.



