Brahaj: Turqia po armatos Kosovën dhe Shqipërinë me armët më efikase, kjo duket se është një ‘dhimbje koke’ për Serbinë (VIDEO)

Brahaj: Turqia po armatos Kosovën dhe Shqipërinë me armët më efikase, kjo duket se është një ‘dhimbje koke’ për Serbinë (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Turqinë se po rrezikon stabilitetin në rajon duke armatosur Kosovën, duke shtuar se Ankaraja synon të ringjallë ndikimin e Perandorisë Osmane.

I ftuar në emisionin “MCN Live”, gazetari nga Turqia, Sokol Brahaj, deklaroi se Turqia po furnizon Kosovën dhe Shqipërinë me armë shumë efikase dhe të teknologjisë së fundit, çka sipas tij ka sjellë reagimin e fortë të Serbisë.

Brahaj theksoi se Beogradi ndodhet në një pozicion të dobët strategjik, pasi nuk gëzon më mbështetjen e plotë të Rusisë. 

Turqia nuk u përgjigjet drejtpërdrejt vendeve të vogla agresore, siç është Serbia, por vepron në mënyrë diplomatike. 

Ministria e Jashtme turke ka reaguar përmes kanaleve zyrtare diplomatike, si me Beogradin ashtu edhe përmes ambasadës serbe në Ankara.

Po, Turqia po armatos Kosovën dhe Shqipërinë me armët më të sofistikuara dhe modelet më të fundit, shumë efikase në përdorim. Kjo duket se është një ‘dhimbje koke’ për Serbinë dhe presidentin Vuçiç. 

Diaspora shqiptare ka ndikuar në uljen e presionit serb, ndërsa Vuçiç, pa mbështetjen e Moskës, po reagon në mënyrë të papërmbajtur.

 Brahaj deklaroi se Turqia do të vijojë furnizimin e Kosovës dhe lobin shqiptar, duke theksuar se Ankaraja i konsideron shqiptarët si miq dhe se marrëdhëniet mes vendeve kanë qenë dhe do të mbeten të forta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy