
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, teksa 26-vjeçari Dritan Manjani është vrarë me kaçavidë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shupenzë, ndërsa policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin Dorjan Mema, i cili nga të dhënat paraprake dyshohet se e ka qëlluar disa herë me kaçavidë 26-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/ U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit e plagosi me kaçavidë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes. 26-vjeçari si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.
Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



