
Përgatitjet për sezonin turistik edhe në bregdetin e Shëngjinit janë në përfundim e sipër.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për edicionin e “MCN live”, numëroi masat e marra për pritjen e pushuesve.
Sipas tij, në fokus është pastrimi i ambientit nga mbeturinat, të cilat për të krijuar një ambient të pastër, do të monitorohen nga kamerat 24 orë në ditë.
Presim një sezon të mbarë. Nuk kemi pas problematikë, bashkia ka qenë një hap para gjithmonë në p[përcaktimin në terren të të gjitha stacioneve të plazhit dhe nuk ka rezultuar ndonjë gjë për tu shqetësuar.
Sivjet ka një qasje tjetër, e gjithë zona e Shëngjinit do të jetë nën vëzhgimin e kamerave edhe për efekt të sigurisë, por edhe për mbajtje në vëzhgim të depozitimit të mbetjeve, dhe për ata që shkelin ligjin do të gjobiten, kamerat do të jene brenda qershorit.
Mendoj se cilësia e turizmit në zonën bregdetare që ka Lezha që nga Tale deri te Rëna e Hedhur, do të jenë masa të rrepta, ka ardhur koha që jo vetëm bashkia, por edhe njerëzit të ndërgjegjësohen pore dhe vet operatorët turistik të jenë më agresiv në kuptimin që të bëjnë ç’është e mundur që ambienti të jetë më i pastër.



