
Dëgjojmë shpesh të thuhet që ky vend nuk bëhet dhe për këtë përgjegjësi të madhe i vëmë politikës. Lidhur me këtë shprehje, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume i ftuar në “Arnautistan” në MCN TV tha se klasa politike jemi ne dhe se “politikanët janë djemtë tanë”. “Thonë që ne sbëhemi”, tha Kume duke u shprehur se ne si shoqëri i kemi të gjitha bashkë, ne siç u shpreh ai edhe s’dimë edhe s’duam edhe s’mundemi.
“Klasa politike jemi ne. Politikanët janë djemtë tanë, jemi ne. Jemi në procesin e të mësuarit për të bërë gjërtat. Thonë që ne sbëhemi. Ne i kemi të gjitha bashkë, ne edhe s’dimë edhe s’duam edhe s’mundemi. Ne kemi marrë vendime të mëdha në 90-ën, por kur shkojmë te objektivi, ne shpesh ngatërrohemi edhe me veten tonë, sa më shumë i afrohemi objektivit aq më shumë na lartgohet”, tha Kume.



