Për atë që ka ndodhur me tunelin e Llogarasë, por edhe për vështirësitë që po hasin bizneset për pagesat e detyrimeve në studion e lajmeve në MCNTV ishte i ftuar gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri. Ai sqaroi se ajo që po ndodh aty është e ngjashme me aeroportin e Vlorës. Sipas Tomorrit nëse ofertat e kompanive nuk pëlqehen nga autoriteti kontraktor anulohen, dhe kjo sipas tij përbën edhe problemin kryesor, fuqia e institucioneve publike, për të ndikuar në rezultatin e garës.
“Ajo që po ndodh me tunelin e Llogarasë në një farë mënyre është e ngjashme me tenderin për aeroportin e Vlorës. Edhe aty, pati një ofertë nga një kompani, e cila me sa dukej nuk pëlqehej nga autoriteti kontraktor dhe e gjithë procedura u ankimua e më pas u anulua. Problemi kryesor në procedurat e prokurimit në Shqipëri është diskrecioni dhe fuqia që kanë autoritetet kontraktore, pra institucionet publike, për të ndikuar në rezultatin e garës. Dhe këtë fuqi e kanë që nga hartimi i kritereve teknike të tenderave, të cilat shpesh hartohen si kostum që ti rrinë mirë vetëm një kompanie e cila është paracaktuar si fituese dhe deri tek kompetencat për të anuluar garën, kur gara nuk shkon ashtu si i pëlqen autoritetit kontraktor. Pra kur oferta më e ulët del një kompani, e cila nuk ishte paracaktuar si fituese, atëherë shpesh shohim këto anulimet e tenderave. Dhe kjo fuqi e autoriteteve klontraktore për të ndikuar garën është një nga mekanizmat kryeosor të korrupsionit në tenderat publikë dhe procedurat e prokurimit, që rrit kostot për qytetarët”, u shpreh Tomorri.
Ndërsa i pyetur lidhur me paralajmërimin e e Qeverisë për rihapjen sërish të garës për aksin Milot-Fier dhe nëse kjo mund të ndodhë kjo para zgjedhjeve Tomorri tha se, “Unë nuk mendoj se do ketë kohë të mjaftueshme që gara të rihapet. Procedura kaluar dështoi se në tender u paraqit vetëm një kompani. Kemi pas deklarime nga kryeministri se do e hapim së shpejti por është e vështirë që ajo garë të konkludojë para zgjedhjeve. Se edhe nëse do hapej tani minimalisht do i duhej një muaj kohë. Është një projekt që do gjenerojë mbi 4 mld euro".
Kryeministri prezantoi sot programin e PS për shërbimet. Ai tha se me krijimin e sporteleve unike rryshfeti dhe korrupsioni janë ulur. Si ka ndikuar i ashtuquajturi revolucioni digjital në uljen e nivelit të korrupsinit?
Ka një fakt që duhet pranuar për disa sektorë. Policia rrugore apo dhe të tjerë ai që quhet korrupsion i vogël duket se është minimizuar përveç atij shëndetësor ku kemi parë raste të ryshfeteve. Për pjesën më të madhe, se nuk mund të fusim të gjithë personelin mjekësor.
Por sigurisht dixhitalizimi mes qytetarit dhe nënpunësit publik e minimizon ryshfetin e përditshëm. por nuk ëhstë ky korrupsioni në vendin tonë.
Panorama e korrupsionit ka ndryshuar është ai masiv i tenderave që sapo folëm, i bërjes së ligjeve me qëllime të tilla për të përfituar një pakicë që janë të lidhur me ta që cënon garën apo konkurencën në treg. Problem që e ka pasur Shqipëria që nga departamenti i shtetit dhe organizatat e tjera që merren me korrupsion. Kjo është plaga më e madhe.



