
Baftjar Zeqaj, deputet i PS ka sqaruar në studion “MCN Live” përmendjen e emrit të tij në dosjen e SPAK për inceneratorët. Deputeti tha se ekziston vetëm një mesazh mes tij dhe ish-zëvendëskryemistrit: “Ahmetaj thotë që do vij bashkë me Mërtirin dhe unë i them po”. Duke vijuar me shpjegimin e tij Zeqaj thotë është vetëm ky mesazh dhe se nuk ka të tjerë në lidhje me këtë çështje duke shtuar se ai nuk e mban mend nëse e ka takuar Mërtirin. Sipas Zeqajt ky mesazh daton në vitin 2012, kur nuk kishte nisur ende projekti i inceneratorëve, dhe nëse mund ta lidhësh me ujësjellësat, por shpjegon sërish se ajo kohë nuk kanë qenë në varësi të bashkisë, kur ky i fundit ka qenë kryebashkiak i Fierit. "Më është përmendur emri, më thonë në telefon, më thonë dhe rrugës. Përmendja e emrave ndodh në një klimë që nuk është e përshtatshme. Për të sulmuar diçka të përmendet emra, pastaj vijon media, pastaj politika. Emri është përmendur një herë, është një mesazh që Ahmetaj mëdërgon 'do vij bashkë me Mërtirin, unë i them po'. Ka ardhur nuk ka ardhur, Ahmetaj nuk besoj, por edhe nëse Mërtiri ka ardhur nuk më vjen nëpër mend. Unë nuk e mbaj mend këtë. Unë nuk jam thirrur në SPAK dhe po më thirrëm do them të njejtën gjë. Nuk e kam takuar Ahmetajm. Ngela të Mërtiri, që nuk e kam njohur. Ose e kam takuar, por nuk e mbaj mend. Nuk e mbaj mend ka ardhur Mërtiri apo jo, kjo është fare e parëndësishme. Është varianti ka ardhur dhe e kam pritur, ç'do të thotë kjo? Është vetëm ky mesazh, nuk ka mesazhe të tjera lidhur me këtë çështje. Momenti tjetër është kjo thirrje, ky mesazh nuk ka lidhje me inceneratorët, të cilët aktivitetin e fillojnë në 2016, po flasim për 2012. Nëse ka të bëjë me ujësjellësat, këtë mesazh nuk e lidh me inceneratorët, por mund ta lidhim me ujësjellësat, se shumë bashki kanë vendosur aparate të sjellë nga këta. Po asokohe ujësjellësit nuk kanë qenë në varësinë tonë. Dhe në këtë aspekt nuk kam pasur asnjë lloj bashkëpunim me këta, nëse i kanë sjellë këta matësat. Nuk e di ça përfaqësonte ai. Unë nuk e kam njohur Mërtirin, se çfare përfaqësonte nuk e kam ditur. Është vetëm një mesazh, që fillon të aludohet për marrëdhënie të caktuara. Pas këtij mesazhi nuk ka asnjë mesazh tjetër që të flasë për një lloj bashkëpunimi. Nuk kam pasur ndonjë lloj marrëdhënie me Ahmetajn përveçse në momentin kur jam bërë deputet.



