Prokurorët, prova të reja kundër Veliaj/ Lala: 90 faqe përgjime priten të zbardhen

Prokurorët, prova të reja kundër Veliaj/ Lala: 90 faqe përgjime priten të zbardhen

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, nuk ka ndryshuar. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të gjyqtarit të Apelit të Gjykatës së Posaçme të Krimeve të Rënda, Engert Pëllumbi.

Prokurorët Dumani dhe Dado kanë paraqitur prova të reja, përfshirë përgjime të Veliajt me familjarë, duke argumentuar se ai duhet të qëndrojë në paraburgim dhe se mund të paraqesë rrezik për procesin nëse lirohet, pasi mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të prishë prova.

 Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për këtë çështje për "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke theksuar se bëhet fjalë për 90 faqe përgjime që ende priten të zbardhen.

Procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka qenë i pazakontë, pasi shqyrtimi i ankimimeve rëndom ka përfunduar brenda një dite. Seanca e mbajtur të martën ka zgjatur rreth shtatë orë, dhe vetëm tre orë ishin dedikuar fjalëve të avokatëve të Veliajt, të cilët paraqitën prova dhe fakte që sipas tyre, justifikojnë lirimin e kryebashkiakut nga paraburgimi.

Megjithatë, prokuroria ka kërkuar që Veliaj të mbahet në burg. Një nga arsyet kryesore që ata e mbështesin është fakti se Veliaj mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të sabotojë hetimin përmes kërcënimeve dhe shantazhit.

Për këtë arsye, prokurorët kanë paraqitur përgjime të realizuara në qelinë e Durrësit, ku Veliaj është regjistruar duke biseduar me disa persona, kryesisht me anëtarë të familjes së tij, pas vendimit për paraburgim.

Provat e reja përfshijnë 90 faqe përgjime që ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Pas këtyre zhvillimeve, janë depozituar edhe dokumente nga kompanitë që kontrollohen nga bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, dhe avokatët kanë kërkuar kohë për t'u njohur më mirë me këto prova të reja.

Brenda përgjimeve ka shumë detaje, në zbardhjen e masës së sigurisë mund të jetë më e qartë se çfarë gjuhe ka përdorur zoti Veliaj. Ai ka orkestruar sulm ndaj njerëzve të drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy