Zgjedhjet në Francë/ Janë sulmuar fizikisht 51 kandidatë dhe aktivistë

Zgjedhjet në Francë/ Janë sulmuar fizikisht 51 kandidatë dhe aktivistë

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, konfirmoi sot raportet e mëparshme se sulmet kundër kandidatëve dhe aktivistëve politikë janë shtuar në Francë përpara zgjedhjeve të së dielës.

Drupal Ad

 

 

 

Sipas tij, 51 kandidatë, deputetë apo aktivistë politikë janë sulmuar fizikisht gjatë fushatës zgjedhore.

Fushata zgjedhore është e shkurtër, jo më shumë se tre javë, e megjithatë tashmë kemi 51 kandidatë, deputetë apo aktivistë që janë sulmuar fizikisht dhe nuk po flas as për sulmet verbale”, tha ministri të premten në mëngjes.

Ai gjithashtu theksoi se sulmet ishin “nganjëherë jashtëzakonisht serioze, duke dërguar njerëzit në spital”.

Ministri francez vuri në dukje se janë arrestuar më shumë se 30 persona. Ai gjithashtu shtoi se janë sulmuar kandidatët nga të gjitha partitë politike.

Ministri francez përsëriti se të dielën, ditën e zgjedhjeve do të mobilizohen 30 mijë policë dhe xhandarë, nga të cilët 5 mijë do të jenë në Paris.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy