KE miraton paketën financiare 70 milionë euro për vaksinën antiCovid për Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

KE miraton paketën financiare 70 milionë euro për vaksinën antiCovid për Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

Komisioni Europian ka miratuar sot një paketë prej 70 milion eurosh nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II), për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksinat anti-Covid-19 dhe gjithë pajisjet e nevojshme.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi  nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” bën me dije se do të vijojë mbështetja për vaksinat.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon, në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Varhelyi.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit.

 Kjo do t'i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga Marrëveshjet e Blerjes së Advancës së BE me gjashtë prodhues, me Shtetet Anëtare të BE që ndajnë një pjesë të dozave të tyre të para-alokuara.

Pas miratimit 70 milion euro që Komisioni Evropian bëri për vaksinën për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar edhe ambasadori Luigi Soreca.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati i BE në Shqipëri thotë se 70 milionë eurot janë për të mundësuar fillimin e fushatë së vaksinimit për stafin mjekësor dhe grupet me risk të lartë.

“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës. 70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy