Austria dëbon katër diplomatë rusë për sjellje të papajtueshme me marrëveshjet ndërkombëtare, një arsye e përmendur shpesh në rastet e spiunazhit.
Kështu deklaroi sot Ministria e Jashtme austriake pa dhënë më tej detaje.
Dy nga katër diplomatët që u shpallën persona non grata dhe u kërkua të largoheshin nga vendi deri më 8 shkurt, punojnë në ambasadën ruse në Austri, ndërsa dy të tjerët punojnë në misionin rus në Kombet e Bashkuara në Vjenë.
Dëbimet diplomatike janë të rralla në Austri, e cila kishte marrëdhënie të ngushta me Rusinë deri para ndërhyrjes ushtarake nga Moska në Ukrainë, rreth një vit më parë.



