Izraeli kërkon mbylljen e rrjetit Al-Jazeera brenda shtetit

Izraeli kërkon mbylljen e rrjetit Al-Jazeera brenda shtetit

Izraeli ka thënë se do të bllokojë në gjithë vendin, transmetimin e kanalit televiziv me bazë në Katar, Al- Jazeera, duke e akuzuar për nxitje të dhunës.

Ministri për Komunikime në Izrael, Ayoob Kara, ka thënë se planfikon t’ju tërheqë kredencialet gazetarëve të Al-Jazeera, duke u ndaluar punën në këtë vend dhe më pas mbylljen e zyrave në Jerusalem.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga ofruesit e shërbimeve kabllore dhe satelitore të bllokojnë transmetimin e këtij televizioni.

“Al-Jazeera është bërë mjeti kryesor i militantëve të Shtetit Islamik, Hamasit, Hezbollahut dhe Iranit”, ka thënë ministri Kara, gjatë një konference për media, pa specifikuar përiudhën se kur do të marrin këto masa.

Al-Jazeera e ka cilësuar një veprim të tillë si “jodemokratik”, dhe ka thënë se do të marrë masa ligjore.

Tensionet janë rritur ne mes të qeverise izraelite dhe Al-Jazeera, pasi dy policë ishin varë gjatë njësulmi afër xhamisë Al-Aqsa, në lindje të Jerusalemit më 14 korrik.

Më 26 korrik, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka akuzar Al-Jazeeran për nxitje të dhunës dhe pati thënë se po planifikon ta dëbojë nga Izraeli.

Al-Jazeera, është transmetues që financohet nga qeveria e Katarit, dhe është i ndaluar në disa vende arabe. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy