Nuri: 90% e dosjeve në Gjykatën e Lartë hidhen poshtë. SPAK me dy standarde, ministrat s’hetohen sa janë në detyrë (VIDEO)

Nuri: 90% e dosjeve në Gjykatën e Lartë hidhen poshtë. SPAK me dy standarde, ministrat s’hetohen sa janë në detyrë (VIDEO)

Avokati Franc Nuri nuk e sheh me nota optimiste bilancin e drejtësisë, madje e cilëson normale të kërkohet më tepër dhe të shihet me sy kritik.

Duke folur nga studio e MCN Live, Nuri tha se në Gjykatën e Lartë stoku i dosjeve mund të jetë reduktuar, por sheh me problem cilësinë e vendimmarrjeve.

Ai shtoi se është marrë një reformë para pak kohësh, ku në Gjykatën e Lartë, çështjet nuk gjykohen më me 5 gjyqtarë, por me 3 gjyqtarë.

90% e çështjeve në Gjykatën e Lartë hidhen poshtë, nuk pranohet rekursi.

Nëse roli i Gjykatës së Lartë është që t’i heqë qafe dosjet, le të hidhen poshtë të gjithë rekurset dhe mbarojnë dosjet.

Në Gjykatën e Lartë ka pafund dosje pronash. Mbrapa statistikave ka dosje reale, ka qytetarë që presin zgjidhen e konflikteve.

Liria ose pasuria e bllokuar e individit varen nga pasuritë e bllokuara. Në vendime Gjykata e Lartë i justifikon shkeljet.

Ka pasur dhe zvarritje prej katër vitesh të një procesi gjyqësor.

Nëse do përfitoje dëmshpërblimin financiar me dy vite, do ishte bërë nami.

Ndërsa për Prokurorinë e Posaçme, Nuri tha se SPAK këtë vit e ka nisur dhe e mbyll me një aksion të shtuar dhe se me ardhjen e Nuredin Dumanit ka një vrull të shtuar dhe aksion më të përqendruar lidhur me dosjet kundër krimit të organizuar.

Shoh një përshpejtim të punës së SPAK që në këtë aspekt është për t’u vlerësuar. Duhet që SPAK të ishte deri diku më efikas dhe të zbatonte standarde të njëjta për dosje të caktuara.

Për rastin e zotit Berisha konstatojmë se kallëzimi penal dhe zotin Malltezi u depozitua në datë 1 dhe brenda 24 orëve u nis procedimi nga ana e SPAK.

Dakord nëse ky është standardi, le të zbatohet për të gjitha dosjet e tjera. Ka dosje të paditura nga opozita që mund të kenë qëndruar aty në heshtje.

Do të donim që SPAK të ishte reaktiv ndaj çdo dosje dhe kallëzimi me këtë shpejtësi.

SPAK nuk ka reaguar me shpejtësi për krimet zgjedhore, por edhe mbasi zgjedhjet kaluan nuk ka një reagim.

Ka pasur raste pafund, kryetarë bashkish që u bënin presion qytetarëve të thjeshtë për votën.

Për shumicën më të madhe prej tyre dosjet janë mbyllur në këtë prokurori.

Ka një aspekt pozitiv të SPAK ndaj krimit të organizuar, lidhur me politikën është çështja pak më delikate dhe nuk po shoh zbatimin e një standardi gjithmonë.

Nuk di që sa kohë që një ministër të jetë në detyrë të ketë një hetim ndaj tij.

Edhe për zotin Beqaj do të kishte qenë ndryshe nëse masa do të merrej gjatë kohës që është në detyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy