“Diskutime në telefona, asnjë provë”, sindikata në revoltë për arrestimin e mjekëve të Traumës

“Diskutime në telefona, asnjë provë”, sindikata në revoltë për arrestimin e mjekëve të Traumës

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka reaguar ditën e sotme për arrestimet e dy mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë, nën akuzën se morën një shumë parash për mjekimin e njërit prej të plagosurve që policia e ka arrestuar edhe si të përfshirë në masakrën e Velipojës, ku mbetën 4 të vrarë. Mjekët e arrestuar janë Ervin Sluaj dhe Serdi Memimi.

Në reagimin e saj, sindikata shprehet se arrestimi i tyre është i nxituar, pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të prishin provat për të cilat akuzohen, prandaj sipas tyre nuk duhet të ishin pas hekurave, por të hetoheshin në një masë më të lehtë sigurie, që do të thotë jashtë qelisë.

Sindikata ngre dyshime edhe për hetimet kur shprehet se arrestimet janë bërë mbi bazën e “diskutimeve në telefona të të tretëve të cilët përmendin emra të ndryshëm pa asnjë provë”.

Për këtë arsye Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të organizojë nesër një tubim përpara spitalit të Traumës në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve të këtij institucioni pas arrestimit të kolegëve të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy