Video/ Gjenden dy predha të vjetra në lumin Bunë

Video/ Gjenden dy predha të vjetra në lumin Bunë

Dy predha janë gjetur në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës, në afërsi të urës së vjetër brenda në ujë. Sipas burimeve të deritanishme një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.

Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës. Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të Bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.

Është ende e paqartë se cilës periudhë i përkasin dy predhat por dyshohet se mund të kenë shumë vite. Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël.

Tashmë pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre. Gjetja e dy predhave në ujërat e lumit Buna gjatë paradites së sotme ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që qëlluan rastësisht aty.

Kjo nuk është hera e parë që në zona të ndryshme të qarkut Shkodër gjenden predha të përmasave dhe kohërave të ndryshme.

Ka patur raste që këto vite janë gjetur predha edhe të luftës së dytë botërore ashtu siç shumë të tjera kanë mbetur nga viti i mbrapshtë 1997 kur Shqipëria pësoi thuajse një luftë civile dhe depot e armëve u shpërthyen duke marrë në mënyrë të pakontrolluar mes të tjerave dhe qindra predha në mbarë Shqipërinë.

Një pjesë janë gjetur në mënyra rastësore si kjo e sotmja ndërsa mendohet se shumë të tjera vijojnë të jenë në lumenj, liqene apo edhe të groposura rrëze kodrave e maleve të ndryshme apo edhe tunele nëntokësore në gjithë vendin të lëna në harresë.

Gjithnjë ky lloj municioni është një rrezik për ata qytetarë të cilët i gjejnë sepse mundësia e shpërthimit të tyre është jo e vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy