Lejuan futjen e produkteve ushqimore me dokumente të falsifikuara, procedohen 3 doganierët në Kapshticë

Lejuan futjen e produkteve ushqimore me dokumente të falsifikuara, procedohen 3 doganierët në Kapshticë

Tre punonjës të Doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre. Sipas Policisë së Korçës, më 15 prill 2025, ata kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa kryer kontrollin dhe procedurat e nevojshme doganore.

Dokumentet që shoqëronin këtë ngarkesë dyshohet se ishin të falsifikuara. Në vend që të njoftonin autoritetet përkatëse për këtë rast, punonjësit kanë vepruar në mënyrë të parregullt, duke e regjistruar ngarkesën me dokumente të dyshimta.

Bëhet me dije se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasve: Vasfi Toska 49 vjeç, banues në Korçë; Erjon Gozhdari 45 vjeç, banues në Tiranë; Anxhela Elezi 39 vjeçe, banuese në Korçë.

Drupal Ad

Në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të nivelit më të lartë, Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Dritan Çekani si dhe dy specialistë për Hetimin Doganor pasi dyshohet se edhe ata kanë shmangur përgjegjësinë për njoftimin e organeve ligjzbatuese.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar të tjerë të përfshirë dhe për të sqaruar më tej çështjen e ngarkesës dhe përmbajtjen e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy