Kovaçi: Ndaloni sulmet ndaj pedagogëve, qëndrojmë deri në fund të kauzës

Kovaçi: Ndaloni sulmet ndaj pedagogëve, qëndrojmë deri në fund të kauzës

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve tha pasditen e sotme nga Universiteti Politeknik i Tiranës se greva e pedagogëve vazhdon çdo ditë, por refuzoi të japë deklarata apo detaje të mëtejshme se çfarë do të ndodhë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Kovaçi bëri thirrjes Ramës të ndalojë sulmet kundër pedagogëve pasi kjo shtresë nuk do të tërhiqet.

Arsimi i lartë si e mirë publike duhet mbështetur nga të gjithë. Kreu i qeverisë po paraqitet në media me arrogancë he gjuhë të padenjë për një vend që aspiron BE. Kundërvënie për një protestë paqësore, dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim. Është ky shtrëngim i dhunshëm i politikës që po intimidon, kërcënon, shantazhon kolegët tanë teksa janë duke marrë hapin sublim të grevës së urisë. Mosreagimi në nivel të intelektualëve, është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon drejt një dimensioni të katastrofës sociale. Kjo shtresë po përballet me të drejta të pohuara që krijon trysni diktatoriale në arsim e kudo. I nderuar kryeministër, ajo që me cinizëm e quajtët ‘çeta e pedagogëve’ është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës. Çeta që ju flisni përfaqëson 75% të firmëtarëve të kësaj iniciative dhe do i qëndrojë deri në fund kauzës deri në grevë urie, që është alarmi i kuq që s’doni ta shikoni. Ndaloni sulmet e ulëta ndaj pedagogëve të cilët janë duke u ushtruar të drejtë të garantuar me kushtetutë. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit. Greva vazhdon, s’do tërhiqemi.

Gazetari i MCN Tv, Besmir Pula tha se që prej orës 16:00, 30 pedagogëjanë pranë korpusit, por ata janë të paqartë nëse janë në grevë apo të ngujuar.

Ora 16: 00 ishte afati i fundit ndaj qeverisë. Deri në 16:00 nuk pati asnjë reagim të pedagogëve, për këtë arsye ata janë ngujuar në Universitetin Politeknik. 

Pedagogët janë të mendimit se rritja me 8% do të jetë e përkohshme pasi Universiteti nuk i mbulon dot shpenzimet e stafit mbështetës dhe pedagogëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy