Trump nuk tërhiqet nga vendimi i tij për ndalimin e myslimanëve: Ta bëjnë vendin tonë të sigurt

Trump nuk tërhiqet nga vendimi i tij për ndalimin e myslimanëve: Ta bëjnë vendin tonë të sigurt

Gjatë takimit me me kryeministrin japonez Shinzo Abe, presidenti Donald Trump premtoi të premten se do të ndërmarrë shumë shpejt veprime për të mbrojtur SHBA dhe qytetarët e tyre.

Këto komente kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri një ditë pasi një gjykatë federale apeli e la pezull zbatimin e urdhrit të tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Presidenti Trump nuk bëri të ditur se çfarë hapa të tjera planifikon të ndërmarrë për të kontrolluar hyrjet në SHBA të njerëzve nga vendet që ai i shikon si kërcënime të mundshme terroriste.

“Ne do të marrim masa që do të vazhdojnë ta bëjnë vendin tonë të sigurt,” premtoi Trump në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

“Kjo do të ndodhë shpejt. Ne nuk do të lejojmë në vendin tonë njerëz të cilët përpiqen t’i bëjnë keq popullit tonë,” tha ai.

Trump shtoi se ende shpreson të dalë fitues në sfidën ligjore lidhur me urdhrin e tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve, pavarësisht nga vendimi i një gjykate federale apeli të enjten për të mos lejuar kthimin në fuqi të urdhrit.

Gjatë konferencës për shtyp Trump vlerësoi në krahë të kryeministrit japonez se shkëmbimet ekonomike mes SHBA-së dhe Japonisë duhet të jenë të lira dhe reciproke.

“Mbi ekonominë, ne kërkojmë një marrëdhënie tregtare që të jetë e lirë, e drejtë dhe reciproke. Nga e cila përfitojnë të dyja vendet tona”, deklaroi Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy