724 studentë dhe 38 mësues kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.
Po ashtu 2450 studentë të tjerë dhe 71 mësues u plagosën.
Këto janë disa të dhëna të publikuara nga Unicef në një raport mbi grupin e Arsimit brenda territoreve të pushtuara palestineze.
Shoqata raporton gjithashtu se për shkak të konfliktit 625,000 nxënës dhe 22,564 mësues kanë humbur shtatë ditë mësimi në 803 shkolla në Rripin e Gazës.
Shumica e shkollave (93) kanë raportuar dëme të vogla, 53 dëme mesatare, 17 kanë pasur dëme të konsiderueshme dhe një është shkatërruar plotësisht.



