Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, ambasadorja e BE: Do vazhdojmë t’iu mbështesim për rindërtimin

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, ambasadorja e BE: Do vazhdojmë t’iu mbështesim për rindërtimin

Në trevjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjatë të cilit humbën jetën 51 persona, qindra të tjerë u plagosën dhe objekte të shumta u dëmtuan, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann jep një mesazh.

Me anë të një video-mesazhi, ambasadorja thotë se sot tre vjet pas tërmetit shihet një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar dhe vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen.

Me moton tonë ‘Të rindërtojmë më mirë’, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm.

Do të vazhdojmë me programet tona kryesore ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ që të vazhdojmë rindërtimin.

Dua të falënderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën për ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues.

Jam këtu për t’iu bërë edhe një premtim, BE është këtu që të vazhdojë t’iu mbështesë, por edhe për t’iu ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy