Corriere della Sera raporton se po hetohet (nga policia kibernetike) mbi një sulm kibernetik të mundshëm në drejtim të Zyrës së Taksave Italiane shkaktuar nga një grup rus i quajtur Lockbit. Lajmi vjen në një moment kritik për Shqipërinë duke patur parasysh se ka 8-9 ditë që shërbimet e e-Albania nuk janë të aksesueshme nga publiku për shkak të një sulmi kibernetik kundrejt AKSHI-t.
Por rasti italian dhe në veçanti mënyra e raportimit nga ana e strukturave shtetërore na nxit të bëjmë një paralele me situatën në Shqipëri.
Në Itali, njoftimi vjen qoftë nga vetë grupi i hackerave, qoftë nga struktura e supozuar e hakuar. Hakerat njoftojnë për një kërkesë për pagesë prej 5 milionë eurosh si dhe për sasinë e të dhënave që kanë vjedhur, rreth 78 GB. Ndërkohë, Prokuroria e Romës njofton që ka hapur një hetim për këtë çështje, si dhe që shumë shpejt pritet një takim i palëve që kanë për detyrë hetimin dhe mbrojtjen.
Teknikët kibernetikë të Policisë njoftojne se nuk ka gjurmë sulmi në sistemet e taksave, por duket sikur sulmi ka ardhur nga hakimi i llogarisë së një përdoruesi të veçantë. Zyra e Taksave raporton se nuk asnjë informacion dhe i ka kërkuar SOGEI (AKSHI italian) të hetojë mbi çështjen.
Vihet re se Italia nuk ka nisur akoma një kundërofensivë...
MCN TV



