“Këlliçi i tregon gishtin e mesit korrupsionit, Rama qytetarëve!” Paloka: Kërcënimet për kandidatët tanë, vepër penale!

“Këlliçi i tregon gishtin e mesit korrupsionit, Rama qytetarëve!” Paloka: Kërcënimet për kandidatët tanë, vepër penale!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, tha në MCN Live se Rama dhe kryebashkiakët e tij kukulla bëjnë një fushatë tallava, pasi nuk kanë bilanc për shqiptarët. Lidhur me banerin e Këlliçit me gishtin e mesit, Paloka tha se ai i drejtohet korrupsionit, ndryshe nga Rama që ka 10 vjet në qeveri që ua drejton gishtin e mesit qytetarëve. Paloka e konsideroi “krim dhe vepër penale” faktin që Rama kërcënon kandidatët e opozitës me mungesë fonde, duke u shprehur se s’e lejon ligji dhe Kushtetuta të bëjë një gjë të tillë.

Besoj se është më se e qartë për këdo, edhe për qytetarët, që ndërsa në njërën anë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka dalë me programe, alternativa, kandidatë që takohen çdo ditë me qytetarët. Në krahun tjetër kemi një kryeministër, që ndryshe nga çdo fushatë normale, në vend të dalë dhe të japë llogari, jo vetëm ai por edhe kukullat e tij të emëruara në 61 bashki, dalin e bëjnë tallava. Ka që në 2017-ën kjo histori që ndodh. E mbani mend mirë që Rama e ka filluar këtë histori prej karagjozi, ku shtrihej në podiume, vishej me brekushe, krijonte lajme kargjozlliqe, vetëm për të mos dhënë llogari. Nuk ka as bilanc për t’u dhënë shqiptarëve, dhe u japin tallava”.

I pyetur mbi banerin e Këlliçit, nëse është model mesazhi i tij dhe nëse u konsultua, Paloka thotë:

Nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e palës tjetër. Pala tjetër i ka përdorur të njëjtat simbolika kundër qytetarëve. Ua tregon Rama prej 10 viteve gishtin e mesit qytetarëve. Belindi e ka shpjeguar këtë pjesë, ai është një gisht, një simbolikë që i drejtohet korrupsionit dhe të keqes në këtë vend, nuk u drejtohet qytetarëve, por atyre që janë kundra qytetarëve. Pjesa më e madhe e atyre që kanë reaguar, që bëjnë si të revoltuar, s’kanë reaguar kurrë këto veprime i ka bërë Rama. Kemi heshtje, reagim, në rastin më të mirë prej hipokritësh, të atyre që mbështesin një qelbësirë si Rama dhe Veliaj. Ka bërë bujë, ndoshta është edhe një nga mënyrat për të tërhequr vëmendjen. Nuk imiton Ramën, sepse Rama ka 20 e ca vite në pushtet që ua drejton qytetarëve. Ky që kemi kryeministër dhe larot e tij nëpër bashki kanë kaq vite që atë gisht ua drejtojnë qytetarëve”.

Sa i takon hapjes së Akademisë së Manchester City-t në Durrës, Paloka thotë se Rama e përdor pushtetin për të realizuar tekat e tij luksoze dhe për të takuar njerëz të famshëm.

Ky është një monstër që e përdor pushtetin si një fëmijë adoleshent. E përdor pushtetin për të realizuar tekat e tij luksoze. Ka shkuar në Manchester për qejfin e tij, për të takuar mbase trajnerin e Manchester-it, siç përdori dy fëmijë të pafajshëm, viktima të tërmetit, që i përdori për të takuar ky Cristiano Ronaldon. Ka qejf të takojë njerëzit e famshëm dhe përdor pushtetin për të realizuar tekat e tij luksoze. Niset me charter në Angli për të takuar Guardiolën. Mashtrime si këto, jo do bëjmë akademi...E mbani mend kur thoshte 4 aeroporte! Sa marrëveshje kemi parë ne që janë nënshkruar nga ky?! Mashtrimet e Ramës ecin me teorinë, sa më e madhe gënjeshtra, aq më e besueshme! Kthejuni kronikave. Thoshte se do kishim në Shishtavec rezortin më luksoz edhe se Zvicra! 4 aeroporte, në Elbasan shkon u thotë do sjell ‘Formula Uno’-n! I përdor Rama sheikët, si të jetë biri i sheikëve!”.

Paloka tha se Rama ka diskriminuar Veriun sa i përket investimeve, qoftë edhe në bashkitë ku kanë drejtuar socialistët.

Është krim, është vepër penale. Është një nga bombat tymuese që lëshon ai, sepse s’ka mendere ta bëjë atë. Sa ka guxuar ta bëjë përpara... S’e lejon ligji dhe Kushtetuta. Sigurisht ai ka penguar sa ka mundur, Veriun e ka persekutuar sa ka mundur, shumicën e investimeve e ka hedhur në zonat e tij elektorale, kjo është e vërtetë. Kjo duhet të jetë një arsye më shumë pse qytetarët duhet të reagojnë dhe ta zhdukin një qeveri, që jo vetëm tallet me ta, por edhe guxon t’i kërcënojë. Bashkitë kanë autonominë e tyre për aq sa kanë, me mundësinë lokale, kanë taksat lokale me të cilat mund të punojnë. Edhe tashi që bashkitë i kanë pasur socialistët e tij, ka persekutuar Veriun. Rama është një racist ndaj Veriut, dhe këtë e shpreh hapur kudo. Paratë që kanë përdorur i kanë përdorur vetëm për të vjedhur. Shikoni inceneratorët, një kilometër rrugë 22 milionë euro! 4 milionë euro bën lulishten personale para kryeministrisë! 5 milionë euro për rikonstruksionin e një nga vilave të Bllokut! Ky ia ka kaluar edhe Enverit. S’e Enveri ishte i mbyllur në guaskën e tij dhe s’kishte as mundësi. Po ia kalon diktatorit. Tallet me shqiptarët. E ke parë si i nxjerr gratë e veta të partisë dhe shokët e vet si shoku Stalin! Ai e bënte privatisht, ky e bën publikisht. E ke parë si i merr me detyrim, hajde kërceni tallava! Ai e di që po të bëhen zgjedhje të rregullta ai del më keq se Rakip Suli, me 6 për qind”.

I pyetur se sa po i kushton PD-së së Berishës që sulmohet për shkak të koalicionit me Metën, Paloka tha:

Shihni vetëm kush po na sulmon. Rama erdhi në pushtet me Metën dhe e mbajti pushtetin me Metën. Basha dhe bishtat e tij janë puthur me Metën dhe kanë pasur koalicionin e fundit. Basha u bë kryetar bashkie prej Metës. Këtu kemi të bëjmë me hipokrizi në rastin më të mirë dhe tentativë për të dëmtuar koalicionin Bashkë Fitojmë nga krahu tjetër. Thoshte AliBasha që Rama është më i mirë se këta të dy! Tashi zbuloi që Berisha ka qenë komunist! Kur ishte ky ministër s’ishte komunist. Ia janë dhënë 2 milionë euro Alibeajt për të bërë këtë rol. Këto janë legale, se janë edhe ato me tendera, nën dorë. Këta zotërinjtë e paguar, nëse s’do t’i hidhnin këto vota te ato 5 kokrra që kanë, do t’i hidhnin votat te Rama pa diskutimin më të vogël. Këto vota s’na i marrin ne, ia marrin Ramës. Këta që janë bërë ministra prej Berishës dhe atë pak emër e kanë prej Berishës. Këta janë kthyer në ‘zorrën qorre’ të Ramës”.

I pyetur sa bashki fiton koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Paloka preferoi të mos japë shifra, por tha se do të ketë surpriza.

S’kam preferuar të flas për numra, por do kemi më shumë bashki nga sa kemi pasur nga hera e fundit kur kemi marrë pjesë në zgjedhje. Do ketë surpriza Rama në ato zona ku ai s’e mendon se fitojmë ne. Në bashkitë e rëndësishme sondazhet flasin jo vetëm për një pozicion të rritur të kandidatëve tanë, por për një trend të shpejtë rritje”.

Duke iu përgjigjur zërave që thonë se Meta po gërryen sërish PD-në, Paloka tha: 

Janë tentativa të dështuara të atyre që s’kanë më ku kapen dhe përpiqen të luajnë me propagandën e Ramës, që ia kaluar si altoparlant AliBashës. Ça po përfiton Meta? Meta na hapur rrugën për të regjistruar të gjithë kandidatët e dalë nga primaret”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy