Zaev fton shqiptarët në koalicion kundër Gruevskit, BESA konteston disa zona

Zaev fton shqiptarët në koalicion kundër Gruevskit, BESA konteston disa zona

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni lideri i LSDM-s Zoran Zaev, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike shqiptare, që fituan mandate në zgjedhjet e së dielës, t’i bashkohen partisë së tij për formimin e qeverisë së re dhe ta refuzojnë Nikolla Gruevskin.

“Të gjitha partitë, përveç VMRO DPMNE-në nuk duhet të mendojnë për të shkelur vullnetin e shprehur në zgjedhje për formimin e qeverisë në koalicion me Nikolla Gruevskin. Rezultatet e para kanë hutuar qytetarët”, deklaroi Zaev.

Në një dalje për mediat Zaev deklaroi se ka pasur gabime në disa qendra dhe nëse korrigjohen një pjesë e numrave, LSDM do të ketë më shumë mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe me këtë rezultati do të jetë 50 me 50 në deputetë.

 Ai tha se në zgjedhjet e së dielës kishte një fitore historike nga ana e qytetarëve të Maqedonisë, që nuk guxon sipas tij, në asnjë mënyrë të shuhet.

Formimi i qeverisë së re është në duart e partive shqiptare pasi as VMRO-ja e as LSDM-ja nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë e re.

Partitë shqiptare kanë fituar 20 mandate, BDI 10, Lëvizja BESA 5 Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2.

Por nuk është e vetme LSDM-ja e cila ka kontestuar disa zona, pasi edhe Lëvizja BESA ka paraqitur ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, në lidhje me, mospërputhjen e rezultateve reale nga terreni me të dhënat elektronike të KSHZ-së mbi numërimin e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Ky subjekt politik konsideron se kontestues janë dy mandate nga Njësia e dytë dhe Njësia e gjashtë zgjedhore. Përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu, përmendi disa raste të parregullsive, të tilla si votim familjar, prerje të fletëvotimeve në kundërshtim me ligjin duke u arsyetuar se nuk kanë gërshërë, si dhe mosvulosje të fletëvotimeve me qëllim që më vonë të shpallen të pavlefshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy