Spaho: Në rrethe të ngushta, Basha thotë se e ka ngrirë Berishën

Spaho: Në rrethe të ngushta, Basha thotë se e ka ngrirë Berishën

Sali Berisha do të jetë sot në Pogradec, për takimin e radhës me bazën. Një nga mbështetësit dhe organizatorët e foltores së radhës, Edmond Spaho, tha për studion e lajmeve në MCN TV se parashikohet një pjesëmarrje e madhe.

Do të ketë një pjesëmarrje të madhe. Ka entuziazëm në bashkinë e Pogradecit dhe përtej saj.  

Lidhur me deklaratën e Bashës se PD nuk do të bëhet mburojë e askujt, Spaho tha se atij nuk i shkon një deklaratë e tillë, pasi është produkt i Berishës.

Ish-nënkryetari i PD-së tha më tej se Basha tjetër gjë thotë në publik dhe tjetër në rrethe të ngushta në lidhje me çështjen e Berishës. Sipas Spahos, kjo vjen nga fakti që Basha e ka kuptuar gabimin, sidomos pasi u gjet përballë një mbështetjeje të madhe që Berisha siguroi në bazë.

Edhe sot, në rrethe të ngushta justifikohet se nuk e kemi përjashtuar por e kemi pezulluar deri në vendimin e gjykatës. Ndryshe thotë, e ndryshe vepron. Deklaratat e tij nuk përfaqësojnë mendimin e shumicës dërrmuese të PD-së. Berisha është lideri historik i kësaj partie, njeri me integritet që nën drejtim e tij kemi fituar 4 palë zgjedhje, por edhe ka dhënë dorëheqjen pas humbjes.

Basha tani po e kupton gabimin e rëndë që ka bërë pasi e sheh se pjesa më e madhe e PD është rreshtuar me Berishën.

Lidhur me zgjedhjet e njoftuara nga Basha për FRPD dhe LGI, Spaho tha se ato nuk rregullohen me statut dhe çdo vendim i Bashës lidhur me to është i paligjshëm.  

Janë organizata partnere dhe funksionimi i tyre nuk rregullohet me statut. Ndërhyrja nga ana e partisë është e papranueshme, aq më tepër me një vendim personal të Bashës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy