Shehaj: Vendimi i GJK “çmenduri”, po thotë që një kryetar i korruptuar s’mund të shkarkohet

Shehaj: Vendimi i GJK “çmenduri”, po thotë që një kryetar i korruptuar s’mund të shkarkohet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, e konsideron “çmenduri” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që parashikon se një kryetar bashkie i akuzuar për korrupsion nuk mund të shkarkohet pa vendim përfundimtar. Shehaj thekson se kjo situatë tregon mungesë të drejtësisë reale në vend.

"Vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese është çmenduri, praktikisht po na thotë se një kryetar Bashkie që është në burg, i akuzuar për korrupsion, nuk mund të shkarkohet. Do ta mbani aty për sa kohë nuk ka vendim përfundimtar. 

Kjo i bie që me këdo, nëse SPAK kap të korruptuar që po vjedhin qytetarët, Gjykata Kushtetuese thotë ai është zgjedhur, mbajeni aty, më thoni në cilin vend të botës Perëndimore ndodh kjo? Një ditë SPAK do të shkojë edhe te Edi Rama.

Edhe kur flitej për Veliajn, askush nuk e besonte se SPAK mund të shkonte në zyrën e Veliajt. E kuptoni se çfarë do të thotë një kryetar bashkie që ka 8 muaj në burg?"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy