Avokati Ili Gërdupi analizoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” vendimin e Kushtetueses për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gërdupi tha se gjykata duhej të ishte shprehur për të gjitha pikat.
Kemi pasur raste që janë pezulluar vendime, por kur janë ndjekur të tre shkallët. Ky është rasti i parë që jepet një pezullim për vendim të shkallës së parë. Ndaj është pak e habitshme, sepse gjykata duhet të shprehet për të gjitha pikat.
Në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Gërdupi tha se ajo nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Kushtetueses, e cila hodhi poshtë pezullimin e Ballukut nga detyra.
Kur ndryshohet masa e sigurisë, janë vepra të tjera të bëra pas dhënies së masës. Nëse ka pretendim për intimidim, duhet të jetë i bazuar në prova.
Nuk bie dakord që kjo të ketë ardhur si pasojë e vendimit të Kushtetueses. Po kalojmë nga masa më e ulët që është ndalimi për të dalë jashtë vendit, deri te arresti me burg. Pra, është një rëndim i pozitës së personit. Nëse ka vërtet prova që vërtetojnë të tjera vepra penale, atëherë Prokuroria e Posaçme është në të drejtën e vet të ketë rëndim të pozitës.



