Hoxha: Ramës nuk i duhen më bandat për të fituar. PD me listën e vjetër si Edi Reja

Hoxha: Ramës nuk i duhen më bandat për të fituar. PD me listën e vjetër si Edi Reja

Gazetari Artan Hoxha thotë se zgjedhjet e radhës nuk do të sjellin asgjë të re. Sipas tij, socialistët e kanë të sigurt një fitore tjetër, madje edhe pa ndihmën e bandave.

Kemi dy banda të shpartalluara që po mundohen të organizohen. Kemi një bandë të tretë që ca i ka në burg, ca në kërkim dhe pastaj banda e madhe që drejton vendin. Duke qenë se e ka vënë nën kontroll territorin nuk duket se ka ndonjë që do t’i krijojë problem.

Edhe lista e PD për krerët e qarqeve ishte dëshpëruese. Më duket si në kohën e trajnerit Reja, që mbetej gjithmonë lista e vjetër. Në zgjedhje diskutohet thjesht sa do të jetë diferenca.

Me sistemin që kemi krijuar edhe bandat janë vënë nën trysni. Më kujtohet një batutë e një personazhi që tha se me këtë formë po ndjekin këta, duke na çuar në Dubai e duke na shpallur në kërkim, po i fitoi zgjedhjet do na kalbë në burg. Pra në këtë moment, këtij nuk i duhen as bandat.

Cila bandë do të shkojë e të investohet? Ata e nuhasin para të tjerëve kush vjen në pushtet. Ata mendojnë tani ishalla kanë nevojë për ne. Ata sot janë investitorë, po ndërtojnë, marrin fonde nga buxheti I shtetit. Janë bërë biznesmenë. Ata thonë jemi gati, na përdorni. Sepse nuk ka kundërshtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy