Analisti Arjan Çani komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV aferën e inceneratorëve duke u shprehur se është e vështirë që drejtësia të vendosë sot me shpatulla pas murit Ramën dhe Veliajn. Analisti tha se aktualisht mund të kemi dënime në rang ministrash, pasi është e vështirë të ketë akuzë për një kryeministër në detyrë.
Mendoj që çdo kryeministër në detyrë është vështirë të merret nën hetim. Në Shqipëri s’kemi një precedent të tillë. Është e vështirë t’i provosh fajësi individuale, ku vendimet merren nga ministrat. Ai e ka alibinë që thotë e bëmë që të jetojmë më pastër. Rama mund të jetë brenda lojës por s’mban përgjegjësi vetë. Këto na i mësojnë rastet në Evropën Perëndimore, s’kam pasur një akuzë për një kryeministër e president në detyrë. Koha e drejtësisë nuk është koha mediatike. Koha juridike vepron 10 vite më mbrapa. Ministri Tahiri psh., u deshën minimum 5 vjet që të dënohet. Më duket e vështirë që drejtësia t’i vendosë me shpatulla pas muri Ramën e Veliajn, që kanë punuar për kapjen e drejtësisë”, tha analisti.
Arjan Çani u shpreh se pas aferës së inceneratorëve në një vend tjetër qeveria do kishte rënë, por ne nuk jemi një vend normal.
Politikisht në një vend tjetër qeveria do kishte rënë. Në çdo vend të botës do ishin bërë zgjedhje të parakohshme minimalisht. Por ne nuk jemi një vend normal”, tha ai.
Mjafton të flasësh me prokurorët edhe të thonë, dy janë njerëzit që nuk preken janë Rama dhe Veliaj. Është e hapur fare loja”, u shpreh analisti.



