Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live theksoi se ndryshimi i emrit të PD nuk bën diferencën, pasi partia duhet të reformohet nga zero.
Meksi vuri në dukje se PD-ja nuk ka më një program të djathtë pasi sulmon biznesin dhe të pasurit, me një mentalitet komunist.
Problemi qëndron te reformimi i PD. Baza si Lulit si e Saliut është një, problemi është që ka humbur busulla e të djathtës. Këta nuk kanë më asnjë program të djathtë. Këta sulmojnë sot njerëzit që bëjnë para! Këta sulmojnë sot biznesin, kanë inat me të pasurit! Janë kthyer në komunistë ne mentalitet, këdo që ka para e quajnë ‘kulakë’! Nuk ka asnjë program për të ringritur të djathtën, le të ndryshojnë emrin të bëjnë çfarë të kenë dëshirë, nuk do bëjë asnjë diferencë, do mbesin po këtu ku janë, ose më pak.
Problemi është reformimi nga zero, krijimi i një partie ku njihet gara dhe te meritokracia. Jo ata që janë sipër apo këta deputetëve që kanë kërkuar, që s’u dimë as emrin. 90 për qind e qytetarëve nuk u njohin emrat deputetëve. Këto duan të sigurojnë vendin e vet që në zgjedhjet e ardhshme të jenë në lista. Nuk u intereson pjesa e reformimit, këta duan të jenë deputetë. Të shkojnë para Gjykatës së Lartë dhe të protestojnë, pse nuk ke dhënë përgjigje për 30 ditë. Kjo është çështje e rëndësisë së veçantë, nuk ka radhë”.
Sa i përket propozimeve të Bashës për Kodin Zgjedhor, Meksi thotë:
Në 2021-shin Basha propozoi në Parlament ndryshimin e Kodit të ri që i mbyllte 100 për qind listat, sot që është në parti të vogël kërkon hapjen e listave në një rajon. Kjo është e vetmja arsye”.



