Rama deputetëve të rinj: Kush nuk ka arritur objektivin, të lirojë vendin

Rama deputetëve të rinj: Kush nuk ka arritur objektivin, të lirojë vendin

Kryeministri Edi Rama nga Pallati i Brigadave, para skuadrës së re të Partisë Socialiste e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, u është drejtuar sot deputetëve të rinj në lidhje me përgjegjësinë që kanë këtë mandat.

Rama iu drejtua deputetëve duke iu thënë se kush nuk ia ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Po ashtu, sipas tij kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivel ekzekutiv duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

Më tej Rama u shpreh se do jenë të hapura për anëtarësime të reja në PS.

“Për mua siç e kam thënë përpara ndeshjes nuk kanë rëndësi numrat individualë që ju keni marrë.

Gara e brendshme ka sjellë të mirat e saj por ka sjellë edhe disa mësime anësore që duhen analizuar me kujdes për ndeshjen tjetër pas 4 viteve. Gjynah që nuk kemi arritur që ta maksimizojmë rezultatin final me plus 4 mandate të cilat i kemi rrugës për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme që kanë zgjedhur numrin 12 por kanë gabuar në vendosjen e numrit të kandidatëve. 

Mesazhi im i parë për të gjithë familjes është që të jemi gati që të përgatitemi për zgjedhjet vendore dhe ato të vitit 2025. Gati për të mbajtur përgjegjësinë dhe për të analizuar mandatin e dytë.

Duhet të nisim menjëherë një hapje të partisë. Duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren bazuar në rezultatet. Kush nuk ia ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Po ashtu kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivel ekzekutiv duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me shpejtësi që ta jetësojnë këtë operacion ripërtëritës dhe me anëtarësimin e prurjeve të reja”,- tha Rama.

Një mesazh, kryesocialisti e pati për të vetët dhe për PD.

“Jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike, dhe për të përçuar këtë frymë në çdo organizim të PS? Mandati i tretë nuk duhet t’iu ngjajë dy të parëve.

Kemi një plan shumë ambicioz për Shqipërinë, energjitë dhe forcat tona duhet të jenë të gjitha në dispozicion të vizionit Shqipëria 2030. Nuk morëm një mandat për Partinë Demokratike, por për të çuar në fund punët e nisura. Do jemi gati për të bashkëpunuar me demokratët kurdo”, shtoi Edi Rama.

Në 12 qershor kur shënohet dhe 30 vjetori i Partisë Socialiste, Rama tha se do të mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm i cili do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare. 
“12 qershori është dita e duhur për të thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm, për tu mbledhur për këtë fitore dhe programin Shqipëria 2030. Kongresi i jashtëzakonshëm do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare, ku do të hyjnë dhe më të dalluarit e zgjedhjeve që sapo kaluam”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy