
Kryeministri i Luksemburgut është dërguar në spital një javë pasi doli pozitiv për koronavirus.
Sipas një deklarate qeveritare Xavier Bettel u vendos në spital për 24 orë nën vëzhgim dhe po i nënshtrohet analizave të mëtejshme.
48-vjeçari filloi një periudhë izolimi 10-ditore më 27 qershor, më pak se 48 orë pas një samiti evropian në Bruksel ku u takua me udhëheqësit e tjerë të BE.
Ai vuante nga simptoma të lehta si ethe dhe dhimbje koke, shkruan Euronews.
Xavier Bettel mori një injeksionin e parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj.
Luksemburgu, një vend me 630,000 banorë i vendosur midis Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, ka përjetuar një rritje të infeksioneve në 10 ditët e fundit.



