
Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro e quajti kreun e PD Lulzim Basha shtojcë të mzhorancës që bëri kuvend pro amerikan dhe shpalli armik Sali Berishën. Nga studio e MCN TV, Mitro tha se ajo që pamë sot qe një shfaqje ku nuk pati verifikim delegatësh, madje u tha se do ta bënte këtë demokrati Jemin Gjana nesër.
“Ndërkohë që të gjithë kujtojmë që kërkonin nga pjesa tjetër të respektonin institucionet. Sot pamë që nuk di të respektojë institucionet por demonstroi se di ti bëjë gjërat keq”, u shpreh Mitro.
Intervista në studio:
Z. Rakipi zhvillimi politik i ditës ishte referendumi dhe njëkohësisht Kuvendi Kombëtar I Partisë Demokratike. Në të parin u votua shkarkimi i Lulzim Bashës nga pozicioni I kryetarit, I dyti përjashtoi Berishën nga partia. Një koment tuajin ju lutem, po shkojmë drejt ndarjes, apo spastrimit të njërit krah nga PD?
Rakipi: Formalisht kemi një ndarje të PD. PD është një parti e Sali Berishës, e ndërtuar prej tij edhe pas largimit ku instaloi një kukull. Nga ana tjetër kemi një grup me disa deputetë, vulën e PD. Jorida Tabaku thoshte nëna ime është e ulur aty, pyetja është a është delegate nëna e Joridës? Me Bashën nuk jam për arsye etike. Ai ishte një kuvend fake. Të deklarosh 5004 njerëz në një ambient që mban 1000 e ca persona është e rreme, për këtë duhet të shkosh në gjykatë. Këtu nuk mban përgjegjësi askush se çfarë thotë. Pjesa tjetër e PD që ka vulën sot duhet të numërojë edhe anëtarësinë. Për arsye etike nuk e pranoj dot këtë njeri. Berisha thotë se kanë votuar mbi 50% e anëtarësisë dhe ai duhet verifikuar. Duhet të mbarojnë këto lojëra. Ai tha kam 95% të votuesve, pse duhet të ketë frikë ai?
Pse kjo mungesë transparence?
Rakipi: Sepse nuk ka asgjë në dorë, veç vulën dhe disa deputetë. Opozita është për të mundur Ramën, këto që po shohim ne janë turp. Opozita është kthyer në qesharake dhe ky është rasti i parë në botë që një parti bën dy kongrese në një javë.
Zoti Mitro ju si e patë?
Mitro: Sot pamë një shfaqje. Në kuvendin e sotëm nuk pamë të verifikoheshin delegatët, madje u tha do ti verifikojë Jemin Gjana nesër. Ndërkohë që të gjithë kujtojmë që kërkonin nga pjesa tjetër të respektonin institucionet. Sot pamë që nuk di të respektojë institucionet por demonstroi se di ti bëjë gjërat keq. Voto me dorë dhe miraton një rezolutë pro SHBA-ve. A mund të riformatohet politikisht ky njeri? Ai ka në krah një grup të vogël deputetësh me profil të ulët. Kjo ishte shfaqja që pamë sot.
Kemi një përjashtim nga partia. Kishim disa vite që nuk dëgjonim më të tilla terma, të paktën që nga largimi I Kastriot Islamit. E përjashtoi SHBA apo Basha Berishën nga partia që ju e keni quajtur se është Partia e Sali Berishës?
Rakipi: Basha e kishte përjashtuar Berishën para se ta bënte DASH. Mendoj se Basha e kishte marrë më para këtë vendim. Erdhi një kohë që një lider që ka humbur për 8 vite s’duhet të jetë më aty. Kjo që pamë sot tregon se ky sistem nuk funksionon në Shqipëri. Largimi i Berishës ka qenë në plan, nëse do ti mbante ata do ta shqyenin atë. Rezultati i zgjedhjeve lokale do jetë katastrofal.
Mitro: Ai sot bëri një kuvend pro amerikan dhe shpalli armik Sali Berishën. Armik Berishën e ka pasur maxhoranca dhe i shtohet edhe Basha sot, një shtojcë e maxhorancës. Nuk e di nëse ka komunikuar sot me Kim. Nuk pamë asgjë sot. Edhe kur erdhi Eskobar gjithçka u katandis në mënyrë qesharake. Nëse i kanë provat pse nuk i çojnë në prokurori. Kujt po ia thotë Eskobar duhen nisur hetimet? Në 30 vite janë bërë armiq shumë njerëz, kanë futur duart tek paratë e shqiptarëve dhe Basha sot ka bërë një memo duke thënë se ishte në dijeni të vendimit të DASH por nuk e kishte deklaruar pasi ishte parazgjedhjeve.
Ditë më parë z. Basha risolli në vëmendje si formë shantazhi ndaj z. Berisha 21 janarin. Besoj ju e keni ndjekur deklaratën e z. Basha. Pse sipas jush rrëshqiti deri këtu marrëdhënia mes këtyre dy njerëzve dhe çfarë po paralajmëron z. Basha me këtë element?
Rakipi: Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe ai duhet të ndalohet. Nëse kemi një 21 janar të rrezikshëm, një nga njerëzit që duhet të shkojë para drejtësisë është Basha. Por ligji nuk ekziston. Ne kemi nga ligjet më të mira në botë, por nuk funksionon.
As sistemi i ri nuk funksionon?
Rakipi: Rasti i fundit tregoi se ka diçka, por nëse kjo vijon. Shifrat e inceneratorëve tregojnë se nuk mund të jetë një njeri në lojë. Situata e opozitës është shumë dramatike. Berisha duhet të dënohet edhe deri në Hagë për atë njeri që ka sjellë aty. PD nuk është një shpk siç e trajton ai. Më kanë treguar se është një kat aty që përdoret një kat për biznes.
Si e sheh këtë marrëdhënie?
Mitro: Mendoj se Basha është një politikan që nuk duhet marrë shumë seriozisht.
Verifikimi i delegatëve u la për nesër ndërkohë ka nisur mbledhja?
Rakipi: Të besosh që kanë votuar 5004 do të thotë që i ke dhe duhen nxjerrë. Kjo lojë është sharlatanizëm, por të gjitha këto janë shenjë e degradimit të kësaj force politike që i jep të drejtë maxhorancës të mbretërojë sa të dojë.
Mitro: Anëtarësia sot ka votuar në referendum dhe nuk dimë në çmasë ka votuar. Nuk ka garë, nuk diskutohet fare, atëherë ku ndryshon nga komunizmi. Nuk e di nëse mund të frymëzojnë popullin Salianji apo Alibeaj. Të paktën Berisha bëri një ushtrim politik, kërkoi të votohet dhe të hënën ka paralajmëruar një protestë për inceneratorët dhe në një vend normal me këto afera qeveria nuk do kishte rezistuar. Se sa do ta bëjë punën prokuroria këtë do ta shohim.
Mendoni se kryeministri apo shumica po ndërhyn në këtë konflikt? Dje kryeministri Edi Rama veshi xhaketën e analistit dhe foli për nevojën e uljes së tensionit. Sipas jush pse kërkon ruajtjen e status quosë z. Rama?
Mitro: Kryeministri po e shijon këtë që po ndodh në kampin e opozitës. Mediat janë pozicionuar pro Bashës. Rama si në stadium mund të kishte shkuar dhe të shijonte kokoshkat. Atij i leverdis të ketë një manekin politik përballë, në kampin opozitar.
Mendoni se kriza e të djathtës në thelb I hap rrugë apo krijon kushte për krijimin e një force të re tani që edhe drejtësia po duket se po drejtohet te politika?
Rakipi: Nuk besoj sepse ne jemi një popull me probleme. Ne jemi pak primitivë dhe larg garës, larg sistemit demokratik që bota e ka implementuar në një pjesë të saj. Këto që pamë tregojnë se këtu nuk është ky sistem. Rama është në një pozicion komod, është rast i rrallë që njeriut ti bjerë ky fat. Britma pse ai e shfrytëzon këtë do ishte qesharake. Mbështetësit nga ana e kryeministrit qartësisht është në favor të Bashës. Është larg të qenit opozitë Basha. Nëse ky proces stërgjatet, krijimi i forcave të reja gati gati ndalohet dhe me ligj. Sistemi elektoral është gati gati i përjetshëm. Krijimi i forcave të reja është mision i pamundur.
Mitro: Tipologjia këtu është se nëse nuk kemi një mik nuk bëjmë asgjë. Nuk e di nëse Berisha mund ta bëjë një gjë të tillë, të hapë procesin. Pikëpyetja është nëse do lindë Berisha një pol të tretë apo do kemi një dhëndër të ri në krye të PD.



