Rezoluta për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Reagon Ambasada Ruse: Miqtë tanë duhet ta na japin prova

Rezoluta për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Reagon Ambasada Ruse: Miqtë tanë duhet ta na japin prova

Ambasada e Rusisë në Tiranë, ka reaguar ashpër sot pas rezolutës për ndërhyrje të huaj, që është hartuar në parlamentin shqiptar, me nismën e deputetëve të PS. Duke ju drejtuar me një ton miqësor dhe njëkohësisht ironik, ambasada fton përfaqësuesit e PS që të japin prova për ndërhyrjet e Rusisë në punët e Shqipërisë.

“Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar ‘përleshjet’ ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme)”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Ambasada ruse u ndal edhe te deklarata e deputetit të PS-së, Ervin Bushati, i cili foli për një virus rus, që mund të infektojë të gjithë kompjuterët e Ballkanit. “ Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të ‘infektojnë’ gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj ‘vepre’”, sqaron Ambasada ruse në Tiranë.

Një ditë më parë, PS depozitoi në Kuvend Projekt-Rezolutën për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare. Rezoluta nënkupton ndërhyrjet e Rusisë në politikën e brendshme të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy