Serbët e Bosnjës në protestë, tubime me foton e Putinit në mbështetje të Milorad Dodikut

Serbët e Bosnjës në protestë, tubime me foton e Putinit në mbështetje të Milorad Dodikut

Mbrëmjen e së premtes, qindra qytetarë serbë të Bosnjës mbajtën tubim në mbështetje të liderit të Republikës Srpska Milorad Dodik. Me fotografi të liderit rus Vladimir Putin në duar ata treguan mbështetje për politikat separatiste që ndjek Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë, duke kërkuar shkëputje dhe bashkim me Serbinë.

Protestat u mbajtën në Sarajevë, në kufirin administrative që ndan dy entitetet - Republikën Serbe e Bosnjës dhe federatën Boshnjako-Kroate. Trafiku u bllokua për pak orë për shkak të protestës, ndërkohë që në fjalimet e organizatorëve tema ishte kundër Bosnjës si një shtet i vetëm dhe “persekutimit”, sipas tyre, që po i bëhet liderit Milorad Dodik.

Prokurorët boshnjakë janë në procesin e ngritjes së akuzave kundër Dodikut për veprimet e tij separatiste. Ai përballet me pesë vjet burg nëse akuza vërtetohet në një gjykatë boshnjake. Milorad Dodik reagoi për protestën dhe tha se qytetarët treguan forcën dhe vullnetin e tyre për të mbrojtur Republikën Srpska dhe se ishte shumë krenar për këtë.

Presidenti serb i Bosnjës Milorad Dodik, ka lidhje të ngushta me liderin rus Putin dhe është sanksionuar nga amerikanët në vitin 2017. Mediat në Sarajevë shkruajnë se ekziston frika se Serbia, aleate e Rusisë në Ballkan, mund të ndezë tensionet në rajon për të larguar një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta në Ukrainë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy