Gazetari Xhevahir Zhabina duke folur për aferën e dyshuar të “Durana Park” tha se kemi të bëjmë me një ide që është vënë në zbatim nga persona që kanë shpartalluar buxhetin e shtetit te AKSHI.
Sipas Zhabinës, Durana ka funksionuar si një zonë offshore, dhe është një aferë e ngjashme me inceneratorin e Tiranës, ku projekti ekziston në letra por jo në realitet.
“Paratë që vijnë te kompanitë e Agasit, Beqirit, apo persona të tjerë të lidhur me ta në formë korruptive, shkojnë te një park, ku janë të regjistruar po kompanitë e këtyre personave, dhe për ta bëhet më e lehtë, pasi institucionet e kanë të vështirë për të kontrolluar një zonë ‘offshore’. Është një ide e mirë, por e vënë në zbatim nga persona të këqij, që kanë shpartalluar buxhetin e AKSHI-t. Ajo që po ndodh me Durana Park, është vetëm njëra anë, por s’e çfarë ka ndodhur me Kadastrën, Policinë, kam përshtypjen që jemi në fillim të hetimit. I gjithë aktiviteti i kompanive të Agasit, Beqirit, dhe personave të lidhur, është në verifikim nga SPAK. Durana më ngjan me inceneratorin e Tiranës, që e kemi në letra, por në realitet s’është ndërtuar asgjë. Kemi një park virtual, por atje kemi një copë tokë. Ka indicie që hakerimi i TIMS-it mund të jetë bërë për interes të grupeve kriminale”.



